BOTA /

Në nderim të Papës, Franca merr vendimin e rëndësishëm për kullën Eiffel

Parisi do të zhytet në errësirë për një moment simbolik sonte, pasi dritat e Kullës Eiffel do të fiken për të nderuar Papa Françeskun, pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta.

Shkruar nga Versus

 

Në nderim të Papës, Franca merr vendimin e

Parisi do të zhytet në errësirë për një moment simbolik sonte, pasi dritat e Kullës Eiffel do të fiken për të nderuar Papa Françeskun, pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta.

Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, përmes një deklarate për mediat, shprehu ngushëllimet e saj më të thella dhe vlerësimin e saj për jetën dhe veprën e Papës. Ajo theksoi se angazhimi i Papa Françeskut për t’u gjendur pranë më të pambrojturve përbën një pjesë thelbësore të trashëgimisë së tij shpirtërore dhe njerëzore.

“Papa Françesku do të kujtohet jo vetëm si një udhëheqës fetar, por si një zë i fuqishëm për drejtësinë sociale, paqen dhe mbrojtjen e planetit,” tha Hidalgo.

Në vijim të këtij homazhi, ajo njoftoi se do të propozojë emërtimin e një vendi publik në Paris me emrin e Papa Françeskut, si një mënyrë për të përjetësuar mesazhin dhe veprën e tij në zemrën e qytetit.

Ky gjest simbolik dhe nisma e paralajmëruar synojnë të nxisin qytetarët të reflektojnë mbi mesazhet që Papa Françesku përçoi gjatë gjithë pontifikatit të tij – mesazhe solidariteti, dhembshurie dhe shprese për një botë më të drejtë. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: