BOTA /

Vatikani del me njofimin zyrtar: Zbulohet shkaku që i mori jetën Papa Franceskut

Sipas një deklarate zyrtare të Vatikanit, Papa Françesku ka ndërruar jetë si pasojë e një goditjeje në tru.

Shkruar nga Versus

Vatikani del me njofimin zyrtar: Zbulohet shkaku që i mori jetën Papa

Zbulohet shkaku i vdekjes së Papa Françeskut

Sipas një deklarate zyrtare të Vatikanit, Papa Françesku ka ndërruar jetë si pasojë e një goditjeje në tru. Kjo deklaratë u publikua rreth 12 orë pas lajmit të parë mbi ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë.

Gjendja shëndetësore e Papës ishte përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit, duke qenë se ai vuante nga probleme kronike me mushkëritë. Më 14 shkurt, Papa u shtrua me urgjencë në spitalin “Gemelli” në Romë, për shkak të një krize të rëndë respiratore që më pas u konstatua si pneumoni e dyfishtë. Ai qëndroi për disa ditë në terapi intensive, dhe ndonëse gjendja e tij u stabilizua përkohësisht, komplikacionet nuk u shmangën.

Ndërsa bota mban zi për humbjen e kreut të Kishës Katolike, besimtarët dhe liderët botërorë vijojnë të shprehin nderimin dhe mirënjohjen për jetën dhe veprat e tij. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: