Motori i një avioni të Delta Air Lines shpërtheu në flakë ndërsa po përgatitej të ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit (FAA).
Pasagjerët u evakuuan nga avioni duke përdorur rrëshqitëset.
Mësohet se Airbus A330 ishte gati të nisej për në Atlanta kur motori i tij mori flakë në orën 11:15 të mëngjesit me orën lokale.
Një numër incidentesh të ngjashme të kohëve të fundit në aeroportet amerikane kanë ngritur shqetësime për sigurinë e aviacionit.
282 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit në bord nuk kanë pësuar lëndime.








