Kosovë- Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri gjatë një interviste ka rrëfyer një takim informal që ka pasur me ish-presidentin e vendit, Behgjet Pacollin, të cilit asokohe i ka kërkuar që të mbështese Vjosa Osmanin si president, pavarësisht se ishte kundër.
“Pacollin unë e kam thirr, po e bëj publike për herë të parë, kur ka vendos LDK-ja me ja dhanë votat e veta presidentes Osmani, për presidente, unë e kam ndihmuar edhe një hap përtej kësaj, unë e kam thirrë presidentin Pacolli dhe e kam lut që me e taku presidenten e sotshme Vjosa Osmani, dhe me ia dhanë besimin për votë sepse ai ka pas pozicion kundërshtues”, ka thënë Haziri në emisionin “Debat me Ridin”.
Më tej ai rrëfeu se pavarësisht kundërshtive që kishte Pacolli, ai i shprehu Osmanit mbështetjen e tij.
“Unë i ka kërkuar që ta takon dhe ta voton, meqë LDK-ja po e voton, ai ka qenë në listën tonë, që t’ia jap besimin dhe ta voton, ai është tregu burrështetas, jo si president i tretë i republikës, por si burrshtetas u ardh e ka taku, dhe i ka thanë unë të mbështes, dhe të mbështes me të gjithë kapacitetin time, përkundër që kam pakënaqësi por nuk kam kërkesa. Edhe unë besoj qëndrimi i tij, se ai, me kërkesën e Kurtit ka fol edhe me deputetët e tjerë për me e siguru pjesëmarrjen në Kuvend”, ka shtuar Haziri. Versus.al