Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka kërkuar publikisht presidentit amerikan Donald Trump që të takohen dhe të flasin lidhur me të gjitha çështjet me rëndësi duke nisur nga lufta në Ukrainë dhe realitetet e sotme.
“Më mirë të takohemi dhe të kemi një bisedë të qetë për të gjitha çështjet me interes si për SHBA-në ashtu edhe për Rusinë, bazuar në realitetet e sotme”, tha Putin në një intervistë televizive.
Ai tha se Moska është e gatshme për bisedime me SHBA-në për të diskutuar lidhur me një sërë çështjesh. Putin e vlerësoi Trumpin si një “njeri të zgjuar dhe pragmatik” i cili është i fokusuar në interesat e SHBA-së.
“Nëse ai do të ishte president, kriza në Ukrainë në vitin 2022 mund të ishte shmangur”, u shpreh Putin.
Kjo deklaratë vjen pas komenteve të vazhdueshme të Trumpit se ai nuk do të kishte lejuar që konflikti të fillonte nëse do të kishte qenë në detyrë, edhe pse ai ishte president ndërsa luftimet u rritën në lindje të vendit midis forcave të Kievit dhe separatistëve të rreshtuar me Moskën. Versus.al







