Nuk do të ketë takim trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell si dhe përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, kanë takuar veç e veç kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimeve dypalëshe ishte paralajmëruar se do të mbahej një takim trepalësh por ai nuk ndodhi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha për mediat në Bruksel se gjatë rundit të dialogut të nivelit të lartë, ai nuk është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Nuk ka pasur takim me Kurtin sepse Kurti nuk ka dashur apo nuk ka guxuar pyeteni atë të më takoj dhe të bisedojmë. Besoj se do të mësoni më shumë për këtë nga evropianët”, tha Vuçiç gjatë një deklarimi për mediat.







