BOTA /

Përleshje e përgjakshme me thika dhe armë mes mafies bullgare në Halkidiki, tre të plagosur

Janë nxjerrë thika dhe janë dëgjuar të shtëna, fëmijët e vegjël vraponin me prindërit e tyre, mbizotëronte paniku, raportojnë dëshmitarët okularë

Shkruar nga B.SH

Përleshje e përgjakshme me thika dhe armë mes mafies bullgare

Një incident i përgjakshëm me tre të plagosur ka ndodhur mesnatën e së premtes në një lokal të njohur plazhi  në Chanioti të Halkidikit .

Sipas medias helene thestival.gr, një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në gjoks, një tjetër është plagosur me thikë, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime nga rrahja. Të tre janë shtetas bullgarë.

Të plagosurit u dërguan me autoambulancë në Qendrën Shëndetësore Kassandrea dhe më pas u gjykua e nevojshme transferimi i tyre në spitalin Polygyros. Gjendja shëndetësore e të qëlluarit nga mjekët vlerësohet si e rëndë.

Ngjarja shkaktoi panik tek klientët dhe stafi.

“Ka pasur të qara, klithma dhe britma. Njerëzit filluan të vrapojnë për të shpëtuar. Të gjithë po largoheshin nga lokali. Janë nxjerrë thika dhe janë qëlluar. Fëmijët e vegjël vraponin me prindërit e tij. Kishte panik”, tha për thestival.gr një grua e pranishme në ngjarje.

Policia po mbledh deklarata nga dëshmitarët okularë për të përcaktuar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Sipas mediave vendase,  nw ngjarje janë përfshirë persona të mafias bullgare./ Versus.al

Poll