Nuk ka patur as vrasje ndërgjegje, as merak për vetën dhe as për ato që la shakull në tokë, disa të vdekur e disa të plagosur, atentatori i tregut të Krishtlindjeve të Magdenburgut. Vetëm pesë minuta pas aktit terrorist, ku të paktën 5 persona humbën jetën dhe 200 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një makinë hyri furishëm duke goditur njerëzit, Taleb A. 50 vjeç, dërgoi një mesazh në platformën e mediave sociale “X”. Në tekstin e postuar Taleb A. është i indinjuar që autori më i shitur anglez Bruce Daisley kishte bërë thirrje që miliarderi i teknologjisë Elon Musk të arrestohej dhe ekstremisti i djathtë britanik Tommy Robinson të censurohej. Ai më pas e quan Gjermaninë një “shembull të ndritshëm të censurës mediatike”.
Menjëherë pas kësaj ai është arrestuar nga policia.
Autori i sulmit nuk kishte planifikuar më parë arratisjen e tij nga vendi i krimit.
Në orën 19:07, Taleb A. postoi videon e tij vetëm pak minuta pasi ai vrau njerëzit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg dhe plagosi më shumë se 200. Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser konfirmoi sot para gazetarëve se i dyshuari është islamofobik.
Mjeku thuhet gjithashtu se ka shpërndarë qindra postime të çuditshme në rrjetet e tij sociale në ditët para sulmit. Në njërin prej tyre ai pretendon se Gjermania dëshironte të “islamizonte” Evropën.
Ai thuhet se është gjithashtu një mbështetës i zëshëm i partisë së djathtë AfD.







