Ushtria ruse ka nisur një sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainën perëndimore dhe jugore.
Kështu ka bërë të ditur Ministria ukrainase e Energjisë. “
Disa impiante të Ukrenergo (operator ukrainas) në rajonet e Zaporizhzhia dhe Lviv u dëmtuan”, shtoi ministri, duke specifikuar se dy punonjës u plagosën dhe u dërguan në spital.
Forcat ruse kanë nisur një sulm ajror, me raketa dhe dronë, në shumë rajone të Ukrainës. Në rajonin e Lvivit, një raketë goditi një infrastrukturë energjetike duke shkaktuar një zjarr të madh, siç raportoi guvernatori Maksym Kozytskyi. Ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje për të frenuar flakët. Lajmi bëhet i ditur nga Kiev Independent.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, rreth 533,090 ushtarë rusë vdiqën në luftime nga 24 shkurt 2022 deri më 22 qershor 2024, duke përfshirë 1,110 ushtarë të Federatës të vrarë ose të plagosur në 24 orët e fundit. Lajmin e bën të ditur Ukrinform.







