BOTA /

Sa do të zgjasë lufta në Ukrainë? Peskov: Ja deri kur mbyllet operacioni ynë ushtarak

Zëdhënësi i Kremlinit tha se shkak për zgjatjen e deritanishme të atij që e quan "operacion ushtarak në Ukrainë", ka ardhur si pasojë e përfshirjes së Perëndimit në luftë.

Shkruar nga Versus

Sa do të zgjasë lufta në Ukrainë? Peskov: Ja deri kur

Operacioni ushtarak special i Rusisë do të përfundojë pasi të arrihen të gjitha qëllimet e saj. Kështu deklaroi para gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Operacioni special ushtarak do të vazhdojë deri në momentin kur të arrihen të gjitha qëllimet e tij”, tha ai, përcjell agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

Zyrtari i Kremlinit vuri në dukje se përfshirja e Perëndimit në konflikt mund të zgjasë operacionin special, por jo të ndryshojë kursin e tij.

"Operacioni special ushtarak filloi kundër Ukrainës. Me kalimin e kohës, ai u shndërrua në një luftë kundër Perëndimit kolektiv. Kjo është lufta kur vendet e Perëndimit kolektiv të udhëhequr nga SHBA janë të përfshira drejtpërdrejt në konflikt. Po, mund të rezultojë Operacioni të zgjasë pak, por nuk mund të ndryshojë kursin e tij”, theksoi Peskov. Versus.al

Poll