BOTA /

‘’S’do të ketë më Europë’’, Trump ngre alarmin për emigracionin: Nxirrini jashtë, po shkatërrojnë vendet

Trump tha se shpesh herë u kërkon liderëve evropianë të reagojnë dhe të mbrojnë vendet e tyre nga emigrantët e paligjshëm që po shkaktojnë krime dhe pasiguri nëpër rrugët e qyteteve të mëdha.

Shkruar nga Versus

‘’S’do të ketë më Europë’’,

Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë takimit të tij me kryeministrin hungarez, Viktor Orban u fokusua tek emigracioni i paligjshëm duke folur sesi ky lloj emigracioni nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme drejt Evropës, po shkatërron shtetet e zhvilluara dhe po kthen Evropën në një vend të pasigurt pasi sulmet janë shtuar dhe pasiguria në rrugë është shumë e frikshme.

‘’Ata po e mbushin Evropën me njerëz nga e gjithë bota dhe Evropa po kthehet në një vend tjetër. U them liderëve gjatë gjithë kohës, ndaloni ose nuk do të ketë Evropë më. është një gjë shumë e rrezikshme kjo që po bëjnë’’- tha Trump.

Në këtë pjesë ndërhyri edhe kryeministri hungarez Viktor Orban i cili tha se Hungaria nuk lejon asnjë emigrant të paligjshëm dhe se për këtë gjë po dënohej nga BE me sanksione e gjoba deri në 1 milionë euro për çdo ditë.

Trump theksoi se vendet e Evropës do të ishin akoma më shumë të zhvilluara nëse do të ndalonin emigracionin e paligjshëm që po shkatërron kulturën e popujve që jetojnë aty prej mijëra vitesh.

‘’U kam thënë liderëve evropianë se duhet të mësojnë nga Orban për emigracionin. Mendoni sesa më të zhvilluara do të ishin këto vende po të mos kishim krimet e tmerrshme që po vijnë së bashku me emigracionin e paligjshëm. Duhet ta ndalojnë këtë gjë, madje t’i kthejnë mbrapsht siç kemi bërë ne këtu’’- deklaroi Trump. Versus.al

Poll