AKTUALITET /

Pjesë e grupit që planifikoi vr*sjen e Indrit Dokles, GJKKO rrëzon SPAK-un për konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës

Shkruar nga Versus
Pjesë e grupit që planifikoi vr*sjen e Indrit Dokles, GJKKO
Indrit Dokle dhe Ervin Martinaj

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga SPAK për konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës dhe të 8 personave të lidhur me të. Merlika është njëri prej personave të dyshuar si pjesë e grupit që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles, ngjarje që nuk u realizua.

Ky vendim, i cili revokon sekuestron e vendosur në vitin 2023, shënon një humbje ligjore për SPAK-un në një procedim pasuror të nivelit të lartë, duke e cilësuar kërkesën si “të pabazuar në ligj dhe në prova.”

Procedimi pasuror i vitit 2022 ishte regjistruar nga SPAK-u mbi dyshimet e rënda për aktivitet kriminal të Elvin Merlikës. Ai hetohej për veprat penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” (në dëm të shtetasit Indrit Dokle).

Kryerje e veprave në bashkëpunim të posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”.

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani rrëfeu sesi me anë të Merlikës gjatë kohës që ndodhej në Kosovë kishte kontaktuar me biznesmenin e zhdukur Ervis Martinaj dhe ky i fundit i kishte ofruar shuma të majme parash në këmbim të eleminimit fizik të Dokles. Versus.al

Poll