Tre ditë më parë policia arrestoi 5 zyrtarë të IKMT ndërsa shpalli në kërkim disa të tjerë për tre vila të ndërtuara pa leje në kompleksin e rezidencave ‘’Olive Park’’ në pronësi të ish-deputetit të PS; Vladimir Kosta. Megjithatë emri i këtij të fundit nuk përmendej në asnjë pjesë të njoftimit të policisë.
Sot kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale videon e momentit të shembjes me shpërthim të tre vilave duke nënvizuar se ato nuk mundet të ndërtohen në kurriz të komunitetit, por pa përmendur emrin e ish-deputetit të tij.
‘’Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje’’- shkruan Rama bashkangjitur me videon e shpërthimit. Versus.al

