
Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një deklaratë të fortë për kreun e SPAK, Altin Dumanin duke thënë se ky i fundit pas 3 vitesh do të largohet nga Shqipëria.
Duke mos cekur arsyet, Llabani tha se Dumani pasi të përfundojë mandatin do të vijojë jetën e tij diku jashtë shtetit.
“Altin Dumani do të vazhdojë të qëndrojë edhe tre vite të tjera si prokuror i SPAK. Dosjet që ai ka do t’i vazhdojë deri në fund dhe unë e kam dhënë parashikimin tim. Zoti Dumani, pasi të mbarojë mandatin e tij, nuk do të qëndrojë më në Shqipëri. Ka shumë arsye që zoti Dumani të jetë në tjetër vend për të vazhduar jetën edhe karrierën e tij”, tha Llabani. Versus.al
