
Berat- Një tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas ku një 43 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pemë ulliri.
Ermal Rripi po punonte duke vjelë ullinj në momentin kur ndodhi aksidenti tragjik. Pas ngjarjes, 43-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por, pavarësisht ndihmës mjekësore të menjëhershme, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Policia ka konfirmuar se ngjarja ka qenë aksidentale dhe nuk dyshohet për rrethana të tjera. Versus.al
