
Ditë më parë u mësua lajmi se kompania turke ‘’Tete Albania’’ kishte pushuar nga puna 40 minatorë të Spaçit në Mirditë për shkak se këta të fundit prej javësh protestojnë për të drejtën e tyre legjitime për të patur një sindikatë të pavarur dhe një kontratë kolektive pune.
Sot pritej që përfaqësues të ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit të paraqiteshin në Spaç për t’u takuar me minatorët dhe përfaqësuesit e kompanisë turke në mënyrë që të gjenin një zgjidhje për ngërçin e krijuar.
Sot dhjetëra minatorë kanë pritur në shi prej 6 orësh para ambienteve të kompanisë me shpresën për t’u rikthyer në punë me kushtin që kërkesat e tyre të plotësohen, por pa rezultat. Përfaqësues të minatorëve thonë se mes tyre ka persona të “infiltruar”, përfaqësues të ISHPSHSH që çdo muaj “marrin postën” nga kompania turke, që sipas tyre kanë shkaktuar përçarje për mosarritjen e dakordësive. Versus.al

