Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC) ka hequr nga lista e sanksioneve Milorad Dodikun, kryetar i Lidhjes së Pavarur të Socialdemokratëve, si dhe anëtaren e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Željka Cvijanović.
Nga lista janë hequr gjithashtu anëtarë të tjerë të familjes së Dodikut që ishin sanksionuar më parë, firmat e tyre dhe bashkëpunëtorët e afërt.
OFAC kishte sanksionuar Dodikun dy herë më parë për veprime që kundërshtojnë Marrëveshjen e Dejtonit.
Përveç Dodikut, nga lista e sanksioneve janë hequr 48 individë dhe subjekte të tjera juridike që ishin sanksionuar më parë nën Programin e Sanksioneve për Ballkanin Perëndimor.
Vendimi përfshin edhe fëmijët e Milorad Dodikut, Igor dhe Gorica, si dhe politikanë dhe bashkëpunëtorë të afërt të partisë së Dodikut: Nenad Stevandić, Staša Košarac, Radovan Višković, Siniša Karan, Alen Šeranić, Milan Bukejlović, Petar Đokić, Srebrenka Golić, Dragan Stanković, Duško Perović, Dušan Perović, Branislav Okuka, Đorđe Đurić, Vladimir Perišić, Aleksandar Dobrić, Mirko Dobrić, Vlatko Vukotić, Marko Gujaničić, Nemanja Reljin, Džerard Selman, Dalibor Panić, Rajko Kuzmanović, Goran Filipović, Pavle Ćorović, Radmila Bojanić dhe Siniša Dodik.
Gjithashtu, janë hequr sanksionet edhe për firmat e lidhura me familjen Dodik: Alternativna televizija, Fruit Eco d.o.o., Agape Gorica Dodik dhe Ivana Dodik, Restoran Agape, Agro voće d.o.o. Laktaši, Global Liberty, Infinity Media, K-2 firma, UNA televizija, Infinity International, Prointer, Kaldera Company, Sirius, Elpring d.o.o., Nimbus Innovations d.o.o., Zelena jabuka d.o.o., Vorto d.o.o., Best Service d.o.o., Agape Best d.o.o., dhe SEE MEDIA RESEARCH.
Rreth dhjetë ditë më parë, OFAC hoqi nga lista e sanksioneve edhe katër persona nga entiteti i Republika Srpska, të sanksionuar për organizimin e festës më 9 janar, ditë që nuk është kushtetuese për këtë entitet. Bëhet fjalë për Danijel Dragičević, Jelena Pajić Baštinac, Dijana Milanković dhe Goran Raković.
Autoritetet e RS në dhjetor të vitit të kaluar nënshkruan një kontratë me firmën amerikane të avokatisë “Zell & Associates International Advocates” për të lobuar në SHBA që të hiqeshin sanksionet ndaj Milorad Dodikut dhe Željka Cvijanović, të promovonin dialogun midis RS dhe administratës së Donald Trump-it, si dhe të rishikonin Marrëveshjen e Dejtonit dhe rolin e përfaqësuesit të lartë në Bosnjë-Hercegovinë.
Sipas dokumentit të regjistrimit, në të cilin pati qasje Radio Evropa e Lirë (RSE), kjo firmë avokatie synon të realizojë këto objektiva në territorin e SHBA-së përmes komunikimit me përfaqësues të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, si dhe me sektorin joqeveritar.
Derisa më parë, kontratat e RS me firma lobimi dhe avokatie në SHBA kryesisht kishin të bënin me promovimin e investimeve dhe këshillim ligjor, të cilat kushtonin disa dhjetëra mijëra dollarë në muaj./Versus.al
