BOTA /

Shpëtuan turisten zviceriane më pas e pë*dhunuan, arrestohen kuzhinieri dhe kamerieri i hotelit

Shkruar nga Versus

Shpëtuan turisten zviceriane më pas e pë*dhunuan, arrestohen

Itali- Dy persona janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë përdhunuar një turiste zviceriane në një dhomë hoteli në Rimini. Në pranga kanë rënë kuzhinieri dhe kamerieri i hotelit të cilët ishin të punësuar si punëtorë personal.

Ngjarja ka ndodhur me 15 Korrik, ku dy burrat shpëtuan turisten zvicerane ndërsa ishte në gjendje konfuzioni në rrugë, e shtrirë përtokë në një trotuar.

Gruaja më pas u dërgua nga të dy në një dhomë hoteli, u zhvesh dhe u fut në dush. Sipas dyshimeve paraprake, dy burrat abuzuan seksualisht me vajzën përpara se të telefononin policinë. Versus.al

Poll