
Një seancë në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione mes opozitës dhe qeverisë, pasi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ndërhyrë gjatë fjalës së kryeministrit Albin Kurti, duke i larguar mikrofonin.
Musliu ka kritikuar ashpër performancën e qeverisë gjatë katër viteve të fundit, duke i thënë Kurtit se nuk ka realizuar projekte konkrete.
“Kthehu në temë kryeministër, sepse i ke pasë katër vjet me qeverisje dhe nuk e ke realizuar asnjë projekt”, është shprehur ajo.
Në këtë situatë ka ndërhyrë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili i ka kujtuar deputetes se ka diskrecionin për të menaxhuar seancën. Megjithatë, Musliu ka vijuar me kërkesat e saj që kryeministri të fokusohet në çështjen e naftës dhe të thërrasë kabinetin qeveritar.
Ngjarja ka shkaktuar debate të forta në sallë, duke reflektuar përplasjet e vazhdueshme mes opozitës dhe qeverisë në Kuvendin e Kosovës./Versus.al

