BOTA /

Tetë të vdekur nga një zjarr në një godinë zyrash në Moskë

Shkruar nga Versus

Tetë të vdekur nga një zjarr në një godinë zyrash

Të paktën tetë persona kanë vdekur në një zjarr të madh në një ndërtesë me zyra pranë Moskës, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

Zyrtarët e urgjencës i thanë Tass se vetëm një person u shpëtua nga zjarri në ndërtesën e djegur në Fryazino, rreth 25 km në veri-lindje të kryeqytetit.

Dy persona vdiqën pasi u hodhën nga një dritare, ndërsa gjashtë të tjerët vdiqën kur pjesa e brendshme e zyrës u shemb nga flakët, tha një zyrtar lokal i shërbimeve të urgjencës.

Tetë të vdekur nga një zjarr në një godinë zyrash

Ndërtesa dikur strehonte “Institutin Kërkimor Platan” dhe industrinë e mbrojtjes.

Por në një deklaratë për agjencinë Tass nga Ruselectronics, një organizatë elektronike në pronësi ruse, tha se ndërtesa ka qenë në pronësi private që nga vitet 1990.

Zyrtarët e ministrisë së urgjencës thanë se mbi 100 specialistë dhe dy helikopterë po punonin për të shuar zjarrin.

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin, por një dëshmitar okular i tha Tass se ai shpërtheu në katin e gjashtë përpara se të përhapej në krejt godinën.

Poll