BOTA /

Tronditje në Gaza: Kamionët e ndihmave nën mbikëqyrjen e të armatosurve

Në një deklaratë të përbashkët të mërkurën vonë, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i mbrojtjes Israel Katz urdhëruan ushtrinë të përgatisë një plan për të parandaluar që ndihmat të bien në duart e Hamasit.

Shkruar nga Versus

 

Tronditje në Gaza: Kamionët e ndihmave nën mbikëqyrjen e

Izraeli ka pezulluar për dy ditë dërgesat e ndihmave humanitare për Gazën, në përpjekje për të ndaluar, sipas tij, kapjen e ndihmave nga grupi militant Hamas. Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar izraelit të enjten, i cili tha se kjo masë u mor për t’i dhënë kohë ushtrisë që të përgatisë një plan të ri sigurie.

Vendimi vjen pas publikimit të një videoje ku persona të maskuar, disa të armatosur, të tjerë me shkopinj, shiheshin duke hipur mbi kamionë ndihmash në veri të Gazës. Pamjet nxitën shqetësime për devijimin e ndihmave. Por përfaqësuesit e klaneve fisnore në Gaza, përmes Komisionit të Lartë për Çështjet Fisnore, mohuan përfshirjen e Hamasit dhe thanë se forcat lokale po ofronin siguri për ndihmat, në mungesë të strukturave shtetërore.

Në një deklaratë të përbashkët të mërkurën vonë, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i mbrojtjes Israel Katz urdhëruan ushtrinë të përgatisë një plan për të parandaluar që ndihmat të bien në duart e Hamasit.

Hamasi e mohoi përfshirjen, duke thënë se nuk ka kontroll mbi ndarjen e ndihmave në pjesët e Gazës ku ndodhin shpërndarjet, ndërsa zyrtarët izraelitë nuk dhanë hollësi rreth informacioneve që përmendën si shkak për ndalimin.

Në kushtet e një krize humanitare në përkeqësim, ndihmat janë shpëtim për civilët palestinezë. Por shpërndarja e tyre është bërë gjithnjë e më e vështirë për shkak të kaosit, luftës dhe mungesës së autoritetit të qartë në terren. /Versus.al/ 

Tags:

izrael ndihma

Poll