BOTA /

Trump nuk ndalet! Bën deklaratën e papritur për NATO

Pak ditë përpara se të marrë zyrtarisht detyrën si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump njofton se ë ndërmarrë reforma të rëndësishme eknomike për vendin. Ai kërkon që NATO most ë ketë më kontribut 2 për qind ndaj PBB por vendet anëtare do të duhet të japin 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Shkruar nga Versus

 

Trump nuk ndalet! Bën deklaratën e papritur për NATO

Donald Trump, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën e tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 20 Janar ka mbajtur një konferencë të gjatë për shtyp nga shtëpia e tij në Florida.

Teksa komentoi vendimet e Joe Biden, i cili ndaloi përgjithmonë shfrytëzimin e depozitave të reja të naftës dhe gazit në det të hapur përgjatë pjesës më të madhe të bregdetit të vendit, Trump bëri disa njoftime të rëndësishme për SHBA.

Trump akuzoi Bidenin se donte të "bllokonte reformat" të votuara nga qytetarët që e zgjodhën. Gjatë konferencën për shtyp, po ashtu Presidenti amerikan njoftoi se nga dita që do të marrë zyrtarisht detyrën do të ndërmarrë reforma të rëndësishme eknomike. Ai kërkon që NATO most ë ketë më kontribut 2 për qind ndaj PBB por vendet anëtare do të duhet të japin 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“ Kemi inflacion në një nivel të lartë, ndryshe nga më parë. Në katër vitet e ardhshme, Shtetet e Bashkuara do të ngrihen si një anije kozmike” Dhe për NATO-n, "kontributi i vendeve anëtare do të duhet të jetë 5 për qind e PBB-së, jo më 2 për qind", tha Donald Trump.

Po ashtu një tjetër deklaratë e bujshme e tij është synimi i territorit të Grenlandës. Trump thotë se Danimarka duhet të heqë dorë nga Grenlanda "për botën e lirë".

"Ne kemi nevojë për Grenlandën për qëllime të sigurisë kombëtare, këtë më kanë thënë për një kohë të gjatë, u shpreh Trump.

Poll