BOTA /

Trump paralajmëron Iranin: Po më vratë, kam urdhëruar që të bombardoheni si kurrë më parë

Grupi dyshohet se kishte mbledhur armë zjarri, municione, eksplozivë, dronë, jelekë mbrojtës, pajisje mjekësore dhe mjete komunikimi që do të përdoreshin gjatë operacionit.

Shkruar nga Versus

Trump paralajmëron Iranin: Po më vratë, kam  urdhëruar

Një operacion i FBI-së ka parandaluar një sulm të dyshuar terrorist ndaj eventit të UFC-së të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë më 14 qershor. Tetë persona janë vënë nën akuzë federale, pasi dyshohet se kishin planifikuar një atentat me armë, dronë dhe mjete të tjera kundër figurave të larta politike.

Sipas autoriteteve amerikane, objektivat e grupit ishin Presidenti Donald Trump, Zëvendëspresidenti JD Vance, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, biznesmeni Elon Musk dhe zyrtarë të tjerë të pranishëm në aktivitet.

Prokuroria federale në Ohajo ka ngritur akuza për komplot për mbështetje materiale ndaj terroristëve dhe komplot për vrasje në territor federal. Në rast dënimi, këto vepra penale mund të sjellin dënime deri në burgim të përjetshëm.

Të akuzuarit janë identifikuar si Abraham Alvarez, Daniel Eskridge, William Faulkner, Tycen Proper, Jordan Rinker, Brian Roa, Chandler Skaggs dhe Michael Thomas.

Sipas hetimeve, organizimi i sulmit kishte nisur disa javë përpara eventit. Grupi dyshohet se kishte mbledhur armë zjarri, municione, eksplozivë, dronë, jelekë mbrojtës, pajisje mjekësore dhe mjete komunikimi që do të përdoreshin gjatë operacionit.

Autoritetet amerikane bëjnë me dije se anëtarët e grupit komunikonin përmes aplikacioneve të koduara si Signal dhe platformave të tjera online. Ata kishin krijuar një strukturë të brendshme me role të përcaktuara, ku disa prej pjesëtarëve konsideroheshin të gatshëm për veprime direkte gjatë sulmit.

Sipas aktakuzës, grupi kishte diskutuar edhe vrasjen e punonjësve të agjencive federale që mund të ndodheshin në detyrë gjatë aktivitetit.

Hetuesit kanë zbuluar se të dyshuarit planifikonin të udhëtonin drejt Uashingtonit nga disa shtete amerikane, përfshirë Nebraskën, Missourin, Washingtonin, Ohajon, Virxhinia Perëndimore dhe Kaliforninë. Ata kishin hartuar edhe një plan largimi pas realizimit të sulmit.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, deklaroi se komploti u zbulua katër ditë para eventit, pas analizimit të komunikimeve të zhvilluara në aplikacionin Signal.

“Falë veprimit të shpejtë të FBI-së, partnerëve tanë dhe Departamentit të Drejtësisë, sulmi i planifikuar u ndalua përpara se të realizohej”, deklaroi Patel.

Tashmë çështja do të vijojë në rrugë gjyqësore, ndërsa të akuzuarit përballen me disa nga akuzat më të rënda federale në SHBA./Versus.al

Poll