BOTA /

Trump “sfidon” Kushtetutën e SHBA: Më thoni a duhet të kandidoj për mandat të tretë?

Shkruar nga Versus

Trump “sfidon” Kushtetutën e SHBA: Më thoni a duhet

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk lejon që një person të kandidojë për mandatin e tretë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Por Donald Trump e ka sjellë sërish në vëmendje idenë, teksa pyeti publikun në një pritje të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.

“A duhet të kandidoj përsëri? Më thoni ju”, pyeti Trump një audiencë të mbledhur për një pritje në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar: “Ka polemika aty”.

Publiku filloi të brohoriste “katër vite të tjera”, ndërsa Trump qeshi.

Në një fjalim me guvernatorët republikanë më vonë, Trump tha se i është thënë se nuk mund të kandidojë përsëri, por më pas tha se do të shpenzojë paratë që ai mblodhi gjatë tranzicionit për “miqtë” sepse “nuk mund t’i shpenzoj për vete”, duke nënkuptuar se ai nuk mund të zhvillojë një fushatë tjetër.

Ndryshe, komentet vijnë gjatë së njëjtës javë që Trump e quajti veten “mbret” në një postim në rrjetet sociale.

Bëhet e ditur se Amendamenti i 22-të i Kushtetutës së SHBA-së thotë: “Asnjë person nuk mund të zgjidhet në detyrën e Presidentit më shumë se dy herë”.

Megjithatë, Trump dhe mbështetësit e tij vazhdojnë të flasin për një tjetër mandat.

Kushtetuta e SHBA-së e pengon Donald Trump të kandidojë për një mandat të tretë, por kjo nuk e ka penguar atë të luajë me idenë. Versus.al

Poll