Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Mësohet se pjesë e kësaj bisede ka qenë edhe miliarderi Elon Musk.
Sipas mediave të huaja, siç edhe u raportua për “Axios”| nga dy burime të njohura me bisedën, të cilët specifikuan se Zelensky tha se ishte disi i qetësuar nga ajo që dëgjoi nga presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.
Sipas burimeve të informuara për detajet, biseda mes Trump dhe Zelensky ka zgjatur rreth 25 minuta.
Prania e Musk nënvizon se si CEO i rrjetit social ‘X’ dhe Tesla mund të jetë me ndikim në administratën e dytë të Trump.