BOTA /

"Trupa, skelete, plumba dhe..." Zbulohet varreza masive me 56 kuf*ma në Meksikë

Ka mbi 345,000 njerëz në Meksikë që janë raportuar të zhdukur, sipas regjistrit kombëtar të vendit. Meksika numëron më shumë se 450,000 vdekje të dhunshme dhe dhjetëra mijëra zhdukje, sipas shifrave zyrtare

Shkruar nga Versus

"Trupa, skelete, plumba dhe..." Zbulohet varreza masive me 56 kuf*ma

56 kufoma u gjetën në një varrezë masive në veri të Meksikës, pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara, tha të shtunën zyra e prokurorit përgjegjëse për hetimin. Trupat u zhvarrosën në shtetin Chihuahua mes të martës dhe të premtes, me mbështetjen e ushtrisë, sipas njoftimit për shtyp nga zyra e prokurorisë rajonale, pa asnjë detaj mbi identitetin e mundshëm të viktimave. Grupet kriminale trafikojnë drogë, armë dhe emigrantë në këtë pjesë të Meksikës.

Hetuesit gjetën trupa, skelete të plota dhe kocka të shpërndara, gëzhoja plumbash dhe veshje. Eshtrat u dërguan në laboratorët e mjekësisë ligjore për të përcaktuar “shkaqet dhe kohën e vdekjes, si dhe identitetin e viktimave ”, shtoi prokuroria. Prokuroria mori përsipër “ të ofrojë siguri ligjore për familjet e viktimave”. Trupat u zhvarrosën në një vend të njohur si "El Willy ", i kontrolluar nga grupi kriminal La Linea, "një nga degët e armatosura" të kartelit Ciudad Juárez në kufi, sipas gazetës La Jornada.

"Trupa, skelete, plumba dhe..." Zbulohet varreza masive me 56 kuf*ma

Chihuahua është goditur prej vitesh nga dhuna e lidhur me krimin e organizuar në një rrugë kontrabande droge dhe emigrantësh për në Shtetet e Bashkuara. Më 26 dhjetor, të paktën 12 trupa u gjetën në disa varre rreth dy orë nga qyteti kufitar i Ciudad Juárez. Varret masive nuk janë të rralla në të gjithë Meksikën, veçanërisht në zonat e rrënuara nga dhuna e karteleve. Ka mbi 345,000 njerëz në Meksikë që janë raportuar të zhdukur, sipas regjistrit kombëtar të vendit.

Që nga dhjetori 2006, data e nisjes së një operacioni të diskutueshëm ushtarak kundër drogës, Meksika numëron më shumë se 450,000 vdekje të dhunshme dhe dhjetëra mijëra zhdukje, sipas shifrave zyrtare

Poll