
Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar, ndërsa sulmet iraniane regjistrohen në disa vende të Gjirit.
Dhe në Dubai, frika tek turistët është e dukshme.
Pamjet e marra nga një restorant i njohur që tregojnë klientët që vrapojnë për të fshehur pas një zhurme të fortë, e tregojnë më së miri.
Në video klientët shihet duke ikur me vrap pasi kanë ngatërruar “topin e iftarit”, që paralajmëron momentin kur mund të prishet agjërimi gjatë muajit të Ramazanit, me një shpërthim apo sulm të mundshëm.
Dubai ka qenë shënjestër e raketave dhe dronëve iranianë që prej ditës së shtunë, 28 shkurt, kur Irani filloi sulmin në disa ndërtesa. /Versus.al
Tourists dining at a restaurant in Dubai fled in panic after mistaking the sound of the iftar cannon for a missile attack. pic.twitter.com/pyoQ3wyoJw
— Clash Report (@clashreport) March 2, 2026


