
Gjashtë llogari anonime në platformën e basteve Polymarket fituan rreth 1.2 milion dollarë pasi vendosën gjetën datën e saktë se kur SHBA do të sulmonin Iranin.
Më pak se tetë javë më parë, një përdorues anonim në të njëjtën platformë fitoi më shumë se 400,000 dollarë duke parashikuar saktë pushtimin e Venezuelës nga Trump , duke dyfishuar bastin e tij vetëm disa orë para se të fillonte sulmi.
Sipas një analize të blockchain nga Bubblemaps SA, të gjashtë llogaritë që përfituan mjete monetare nga sulmi ndaj Iranit u krijuan muajin e kaluar.
Siç raporton Bloomberg, bastet u vendosën vetëm disa orë para se bombat e para të binin në kryeqytetin iranian, Teheran.
Një nga llogaritë kishte humbur më parë para se sulmi do të ndodhte më herët, por një bast pasues mbi 26,000 dollarë për sulmin të shtunën i solli fitim mbi 174,000 dollarë./Versus.al

