Kërcënime të reja, të cilat e mbajnë bazën britanike në Qipro në "kornizë", u lançuan nga Gjenerali i Gardës Revolucionare, Ebrahim Xhabari.
"Amerikanët kanë transferuar shumicën e avionëve të tyre në Qipro. Ne do të lëshojmë aq shumë raketa drejt Qipros saqë amerikanët do të detyrohen të largohen edhe atje", tha Xhabari, ndër të tjera.
"Deri më tani kemi lëshuar afërsisht 3,000 raketa të gjeneratës së parë dhe të dytë", vuri në dukje ai dhe njoftoi sulme të reja: "Në ditët në vijim ne patjetër do të përdorim raketa të gjeneratës së tretë dhe të katërt. Deri më tani janë ngritur në ajër afërsisht 10,000 dronë."/Versus.al
???????? Iranian general Jabbari: The Americans have relocated most of their fighter jets to Cyprus. We will launch attacks on Cyprus until the Americans are forced to leave it too. pic.twitter.com/1lJOmXzZ0y
— Sprinter Press (@SprinterPress) March 2, 2026


