BOTA /

“Tym i bardhë”/ Trump njofton përfundimin e bisedës me Zelensky: Çdo gjë po shkon mirë!

Biseda telefonike me Trump dhe Zelensky ka përfunduar me sukses dhe me rezultate pozitive për armëpushimin mes Ukrainës dhe Rusisë.

Shkruar nga Versus

“Tym i bardhë”/ Trump njofton përfundimin e bisedës

Biseda telefonike me Trump dhe Zelensky ka përfunduar me sukses dhe me rezultate pozitive për armëpushimin mes Ukrainës dhe Rusisë.

 “Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në thirrjen e bërë dje me Presidentin Putin, në mënyrë që të rreshtohen si Rusia ashtu edhe Ukraina për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre,” tha Trump.

Po ashtu, sipas shkrimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrjetin social “Truth”, çdo gjë po shkon në rrugën e duhur, ndërsa telefonata me Zelenskyn ka zgjatur rreth 60 minuta.

Ai tha gjithashtu se do t’i kërkonte sekretarit të shtetit, Marco Rubio, dhe këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, “të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara”. /Versus.al/

 

Poll