Një i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia italiane, për të cilin një një moment u hodh dyshimi se mund të ishte fshehur në Shqipëri ose në Mal të Zi, u gjet nga policia e vendit fqinj, as më shumë e as më pak sesa në dhomën e tij të gjumit.
Giacomo Bozzoli, ishte një nder personat më të kërkuar nga policia italiane 11 ditët e fundit që kur u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e xhaxhait të tij. Policia e ra në gjurmët e tij në vilën e tij, në provincën e Breshias.
Bozzoli ishte fshehur në dhomën e tij të gjumit kur forcat e rendit e gjetën dhe e arrestuan. Policia kishte parë lëvizje të dyshimta ndaj dhe kishte hyrë në shtëpi, e cila gjithashtu ishte e mbushur me përgjues. Ndërkohë, Prokuroria ka hapur hetimet për të kuptuar nëse ka pasur bashkëpunëtorë në mbështetje të të arratisurit. Karabinierët zbatuan urdhrin e paraburgimit të lëshuar nga Prokuroria Publike e Breshias ndaj Bozzolit, pas 11 ditësh në arrati. Giacomo u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e xhaxhain e tij Marios. Pas ekzekutimit, nipi hodhi trupin pa jetë të xhaxhait në furrën e Fonderisë që kishin në pronësi në Breshia.
Ndërkohë ende nuk po gjendet makina tip Maserati Levante e përdorur nga Giacomo Bozzoli për t'u larguar nga Italia dhe mbetet mister se si 31-vjeçari, i dënuar me burgim të përjetshëm, u kthye në provincën e Brescias.







