BOTA /

(VIDEO) Mbi 100 mijë njerëz në protestë/ Mbyllet tubimi historik i popullit në Serbi

Ministria e Brendshme e Serbisë vlerësoi se 107.000 njerëz po marrin pjesë në protestën e sotme në Beograd.

Shkruar nga Versus

(VIDEO) Mbi 100 mijë njerëz në protestë/ Mbyllet tubimi

Është mbyllur pas katër orësh protesta e studentëve në Serbi.

Qytetarët e tubuar në Sheshin Sllavija të Beogradit mbajtën në orët e mbrëmjes 15 minuta heshtje për 15 viktimat e tragjedisë në Novi Sad.

Në këtë qytet të Serbisë, 15 njerëz humbjen jetën nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Protestuesit, të udhëhequr nga studentët, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për incidentin.Ministria e Brendshme e Serbisë vlerësoi se 107.000 njerëz po marrin pjesë në protestën e sotme në Beograd.

Tags:

serbi protest

Poll