Përkeqësohen përmasat e tragjedisë me përmbytjet në Spanjë.
Bilanci i viktimave ka shkuar në 217 jetë të humbura, ndërsa autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq për provincën e Almerias.
Garda Civile ka dërguar mbi 5200 efektivë në zonat e goditura. Për të parë situatën nga afër, Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Leticia zhvilluan një vizitë në rajonet e prekura, të shoqëruar edhe nga kryeministri Pedro Sanchez.
Por monarku është kontestuar ashpër nga një turmë njerëzish në Valencia.
Disa persona qëlluan me baltë në drejtim të Mbretit, ndërsa thërrisnin vazhdimisht frazën: “vrasës”.
Menjëherë kanë ndërhyrë efektivët e policisë për të mbrojtur zyrtarët e lartë.