BOTA /

Viti i ri ju vjen me sherr, ja ku pati mbi 200 arrestime e miliona euro fishekzjarre

Holandezët shpenzuan një shumë rekord prej 118 milionë. euro për fishekzjarrë, por ka pasur edhe pasoja negative.

Shkruar nga Versus

Viti i ri ju vjen me sherr, ja ku pati mbi 200 arrestime e miliona euro

Më shumë se 200 persona u arrestuan dhe dhjetëra oficerë policie u plagosën në natën e Vitit të Ri në qytetet holandeze për shkak të sulmeve me gurë dhe fishekzjarre. Dhjetra makina u dogjën, ndërsa punonjësit e urgjencës u sulmuan gjithashtu. Një 14-vjeçar në Roterdam dhe një 19-vjeçar në Haarlem që u plagosën nga fishekzjarrë kanë vdekur ndwrsa raportohet edhe për disa të plagosur. 

200 të arrestuarit akuzohen për vandalizëm, dehje publike dhe abuzim verbal, sipas nltimes.nl. Policia u thirr për incidente të dhunshme në Haarlem, Zaandam, Roterdam, Hagë, Amsterdam, Breda dhe Groningen. Ndër të tjera, policia në Friesland, Groningen, Hagë dhe Kuleborg u rrethuan me fishekzjarre. Në Vjenë, një makinë patrulle policie u përfshi nga flakët.


Në Kuleborg policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa në Markelo forcat e policisë që iu përgjigjën thirrjeve për vandalizëm u sulmuan me fishekzjarre.

"Nata e shkatërrimit"


“Duhet të ishte një natë festive dhe degjeneroi edhe një herë. Ishte një natë shkatërrimi dhe dhune në shumë vende”, tha shefi i policisë Johnny Knoll.

“Policia dhe punonjësit e tjerë të urgjencës të angazhuar për një festë të sigurt të Vitit të Ri ishin në shënjestër të rebelëve. Është e pamohueshme që nata e Vitit të Ri në vendin tonë shoqërohet me kaq shumë incidente, ndonjëherë edhe shumë të dhunshme”, shtoi ai.

Knoll tha se ishte një "mbrëmja e zhurmshme e Vitit të Ri me shumë incidente dhe kryesisht të dhunshme".

Rekord fishekzjarrësh

Holandezët shpenzuan një shumë rekord prej 118 milionë. euro për fishekzjarrë, por ka pasur edhe pasoja negative. Ka pasur shumë raporte për zjarre të shkaktuara nga fishekzjarrët dhe erërat e forta, veçanërisht në rajonin e Limburgut, pavarësisht një ndalimi kombëtar të fishekzjarreve për shkak të erërave të forta gjithashtu.

Poll