Ka përfunduar biseda telefonike mes Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin. Sipas mediave amerikane, biseda ka zgjatur 90 minuta, ndërsa një zyrtar i Shtëpisë së Bardha tha se gjithçka shkoi mirë.
Tema e diskutimit mes dy liderëve ishte lufta në Ukrainë dhe hapat që duhen ndërmarrë për t’i bërë palët të dorëzojnë armët.
Reagimi i parë pas përfundimit të telefonatës erdhi nga i dërguari special i presidentit rus për investime dhe bashkëpunim ekonomik, Kirill Dmitriev, duke thënë se “nën udhëheqjen e Presidentit Putin dhe Presidentit Trump, bota është bërë sot një vend shumë më i sigurt!
Afati kohor i armëpushimit të propozuar 30-ditor: Çfarë ndodhi javën e fundit
Rruga drejt telefonatës së sotme u shënua nga zhvillime që formojnë kuadrin e negociatave:
11 mars: SHBA njoftoi synimin e saj për t’i propozuar Rusisë një armëpushim 30-ditor, pas një marrëveshjeje me Zelensky.
12 mars: Moska deklaroi se po “studion me kujdes” propozimin SHBA-Ukrainë dhe pret më shumë detaje.
13 mars: Putin deklaroi se ai “pajtohet në parim” me armëpushimin, por vendosi kushte dhe kërkesa. Zelensky e hodhi poshtë qëndrimin rus si “manipulues”.
14 mars: Trump tha se bisedimet e të dërguarit të tij, Steve Witkoff, me Putinin hapën “një mundësi shumë të mirë për t’i dhënë fund luftës”.
15 mars: Kryeministri britanik Keir Starmer drejtoi një video-konferencë me 26 vende aleate mbi përparimin e negociatave.
16 mars: Shtëpia e Bardhë njoftoi zyrtarisht bisedën e ardhshme telefonike Trump-Putin, ndërsa negociatorët amerikanë po përgatiten të takohen me përfaqësues të Ukrainës dhe Rusisë.
17 Mars: U konfirmua se tema kryesore e bisedës do të jetë koncesionet territoriale, infrastruktura energjetike dhe rregullimet ekonomike.







