BOTA /

Pas "ngecjes" së dialogut, konfirmohet takimi i radhës Kurti-Vuçiç në Bruksel! Ja data kur do të mbahet

Kurti dhe Vuçiç do të ulen në Bruskel për fazën tjetër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Shkruar nga B.V
Pas "ngecjes" së dialogut, konfirmohet takimi i radhës
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Albin Kurti gjatë takimit të ndërmjetësuar nga Borrell dhe Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohen në Bruksel më 26 qershor për të vijuar me raundin e ri të dialogut për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Lajmi për takimin që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian u konfirmua nga zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano. Takimi do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell.

Dakordësia për mbajtjen e raundit të ri të dialogut u arrit gjatë vizitave që i dërguari i posaçëm i BE-së,

Miroslav Lajçak zhvilloi në Serbi dhe Kosovë gjatë kësaj jave. Prej kohësh dialogu mes dy vendeve kishte “ngrirë” me deklaratat e ashpra nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç i cili shprehej se Serbia kurrë nuk do e njihte Kosovën si shtet. Po ashtu takimi vjen në një kohë kur BE ka njoftuar se do të heqë pjesërisht masat e marra ndaj Kosovës për vendimin e bankës qendrore që hoqi nga qarkullimi dinarin serb. Versus.al

Poll