AKTUALITET /

Evazion fiskal në “Buzi Sport”, shpallet në kërkim pronari! Prokuroria: Nuk deklaroi 3.7 mln euro

Oltion Buzi akuzohet se lëshonte fatura fiskale false me qëllim që të shmangte tatimet mbi fitimin.

Shkruar nga Versus

Evazion fiskal në “Buzi Sport”, shpallet në kërkim

Tiranë- Prokuroria e kryeqytetit ka shpallur në kërkim Oltion Buzin, administratorin e ‘Buzi Sport’ i cili akuzohet se ka kryer evazion fiskal duke mos deklaruar 3.7 milionë euro të ardhura.

Hetimet për zbulimin e rastit të evazionit fiskal zgjatën me muaj. Sipas organit të akuzës, ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore.

Evazion fiskal në “Buzi Sport”, shpallet në kërkim
Ekstrakti i 'Buzi Sport' me aksioner të vetëm Oltion Buzin

Skema për kryerjen e evazionit fiskal

Sistemi operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com” dhe mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara.

Në disa raste biznesi “Buzi Sport”, lëshonte fatura me vlera më të mëdha ndërkohë që deklaronte nëj vlerë shumë më të vogël, me qëllim që të shmange pagesën e tatimeve.

Në kuadër të hetimit ndaj këtij biznesi, janë kryer kontrolle në 8 adresa të lidhura “Buzi Sport” ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor. Versus.al

Poll