MAGAZINË /

EURO 2024 / Danimarkë - Angli perfundon me barazim 1-1, dy familjet mbretërore ndjekin sfiden

Princi i Uellsit u fotografua duke përshëndetur Princeshën Josephine të Danimarkës dhe Mbretin Frederik X të Danimarkës në tribunë përpara ndeshjes në Frankfurt Arena.

Shkruar nga a.b.

EURO 2024 / Danimarkë - Angli perfundon me barazim 1-1, dy familjet

Dy gola për 16 minuta në pjesën e parë hapën e mbyllen sfidën mes Danimarkës dhe Anglisë që u luajtë këtë të enjte në kuadër të Euro 2024. Goli i parë u shënua nga anglezët në minutën e 18. Ishte Harry Kane që tundi i pari portën daneze pas një krosi rikoshetë të Walker.

EURO 2024 / Danimarkë - Angli perfundon me barazim 1-1, dy familjet

Pak minuta më vonë, në të 34-ën mesfushori morten Hjulman bën një super goditje pasi gjeti hapësirë në zonë dhe shënoi golin e barazimit. Pavarësisht lojës dhe rasteve të dy skuadrave, rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në përfundim të kohës së rregullt të kësaj ndeshje.

EURO 2024 / Danimarkë - Angli perfundon me barazim 1-1, dy familjet

Ndërkohë kjo përballje u ndoq dhe nga familjet mbretërore britanike dhe ajo daneze.

EURO 2024 / Danimarkë - Angli perfundon me barazim 1-1, dy familjet

Siç njoftojnë mediat, Princi i Uellsit u fotografua duke përshëndetur Princeshën Josephine të Danimarkës dhe Mbretin Frederik X të Danimarkës në tribunë përpara ndeshjes në Frankfurt Arena.

Përballja më e fundit e Anglisë me Danimarkën rezultoi në një fitore 2-1 pas kohës shtesë në gjysmëfinalen e Euro 2020.

Mijëra tifozë u mblodhën jashtë stadiumit në Frankfurt përpara ndeshjes. Shumica dërrmuese e tifozëve të Anglisë në Gjermani për Euro 2024 "po sillen jashtëzakonisht mirë", tha Njësia e Policisë së Futbollit në Mbretërinë e Bashkuar.