Dea Michel nuk i ka dalë inati me Luiz Ejllin dhe ka zgjedhur që të mos humbasë asnjë episod për t’i kthyer reston për mënyrën se si e ka bërë të ndihet teksa ishte si banore në shtëpinë e Big Brother.
Në një postim në rrjetet sociale, Dea Michel ka publikuar lajmin ku flitet se Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg për mashtrim, teksa shkruan “Paskemi lajme në datë 10, po hiç mendja unë e zënë me eventin. Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Prostitucioni apo falsifikimi”.
Kujtomë se shkak për armiqësinë mes tyre ka qënë nominimi i Dea Michel, që vuri përballë Kiara Titon dhe Efi Dhedhes, 2 njerëzit më të afërt në shtëpi për Luizin./Versus.al







