Një aksident ka ndodhur pasdite ne sotme në zonën turistike të Kanionit të Holtës, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë.
Mësohet se dy djemtë, vëllezër, kanë qenë duke udhëtuar me motor, por një dhi u ka prerë rrugën dhe ata nuk kanë mundur të shmangin përplasjen.
Pas marjes së ndihmës së parë shëndetësore në urgjencën e spitalit të Gramshit janë nisur drejt spitalit të Traumës me helikopter.
Ne vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po hetojnë shkakun e aksidentit.







