
Tre të burgosur me kombësi shqiptare kanë rrahur vrasësin e Fabrizio Piscitelli i quajtur “Diabolit”. Raul Esteban Calderon është dhunuar në burgun Rebibbia. Kështu u bë e ditur dje, 11 korrik, në seancën e gjyqit, ku Calderon akuzohet për vrasjen mafioze dhe armëmbajtje pa leje.
Në sallën e gjyqit dëshmoi kryeinspektori i policisë së burgut të sigurisë së lartë të Rebibbia.
Dorian Petoku, Renato Hasa dhe Mirjan Xhemalaj duke se janë autorët e rrahjes së vrasësit të “Diabolik”.
I pari është një trafikant i arrestuar droge, i cili me sa duket ishte pjesë e rrjetit të “Diabolik”. Lidhja e tyre daton në vitet në të cilat “Diabolik” ishte një lider i tifozëve të Lazios.
Rrahja e Calderon ndodhi më pak se një muaj pas arrestimit të tij, por ai nuk u kishte thënë kurrë asgjë hetuesve.
Piscitelli u qëllua për vdekje në Parco degli Acquedotti në Romë më 7 gusht 2019.
Askush nuk foli për rrahjen e Calderon, as të burgosurit, as ai vetë. Dita kur ai u rrah ishte 22 janar 2022, që korrespondon me datën e themelimit të klubit sportiv S.s Lazio.
Për Prokurorinë Publike, edhe në vijim të hetimeve të kryera nga njësia hetimore e Karabinierëve origjina e rrahjes së Calderon ishte një “ekspeditë ndëshkuese” si hakmarrje për vrasjen e “Diabolikut”.







