Me një dokument të falsifikuar dyshohet se kanë arritur të përvetësojnë gati 250 mijë metra katrorë truall në Himarë me vlerë jo pak, por 35 milion euro. H
istoria në kufinjtë e të pabesueshmes dyshohet se ka për protagonistë pjeswtarët e familjes Joshi.
Sipas burimeve të “Versus Media” fillimisht dyshohet se dy pjesëtarët tashmë të ndjerë të familjes; Koço Joshi dhe Jani Joshi, kanë qenë “stërmbullar” që nëpërmjet një dokumenti fals të niste odiseja e përvetësimeve.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dyshon se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar. Për rrjedhojë, me kërkesë së prokurorisë, gjykata vendosi sekuestro preventive të 30 pronave në Zonën Kadastrale 1592 në Himarë.
30 pasuritë në Himarë janë të regjistruara në emër të shtetasve Jani Joshi dhe Koçi Joshi, për këto prona ka nisur hetimi për veprat penale ‘Falsifikimi i Dokumenteve’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.
Në kuadër të procedimit penal nr.51 të vitit 2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, konstatoi gjatë hetimeve, se pronat, në total 247.000 metra katrorë në Himarë, me një vlerë rreth 35 milionë euro, janë përfituar nga personat e mësipërm nëpërmjet dokumente të falsifikuara. I pandehur për rastin në fjalë mësohet se është marrë trashëgimtari Andon Joshi.
Ky i fundit është nën hetim për veprat penale ‘Falsifikimi i Dokumenteve’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.







