AKTUALITET /

EMRAT/ Denigronin drejtues institucionesh, pranga gazetarit dhe polices në Tiranë! Në kërkim shefi i sektorit të AMP

Gazetari, efektivja dhe një shef sektori në AMP bashkëpunonin për krijimin e të dhënave të rreme me qëllim denigrimin e figurës titullarëve të institucioneve të ndryshme.

Shkruar nga Versus
EMRAT/ Denigronin drejtues institucionesh, pranga gazetarit dhe polices në
Shefi i sektorit në AMP, Kushtrim Selimi (në kërkim), efektivja e AMP Regina Omeri (e arrestuar)

Tiranë-Një gazetar dhe një efektive janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Antonimet”.

Mësohet se në pranga kanë rënë Regina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanaga të cilët akuzohen se denigronin figurën e drejtuesve të institucioneve të ndryshme duke publikuar të dhëna të rreme në portalin "shqipnews" për t'i fshirë në këmbim të pagesës.

Ndërkohë është shpallur në kërkim Kushtrim Selimi, 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

“Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe internet” thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 celularë në cilësinë e provës materiale. Ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al

Poll