E diela mund të jetë problematike në Vlorë për shkak të kushteve të motit. Bashkia e qytetit bregdetar ka bërë mbrëmjen e së shtunës një njoftim të rëndësishëm për qytetarët, sa i përket ditës së diel.
Nisur nga parashikimet meteorologjike të cilat parashikojnë përgjatë ditës së nesërme reshje shiu me intensitet të lartë, Bashkia Vlorë ju ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë vigjilencë si dhe të mos parkojnë makinat në disa oprej rrugëve të qytetit.
???? Meteorologët parashikojnë se nesër, ditën e diel më datë 8 dhjetor, qyteti i Vlorës do të përfshihet nga reshje shiu ????️ me intensitet të lartë të cilat do të sjellin prurje të shumta ujërash.
➡️ Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.
➡️ Bëni kujdes, mos parkoni automjetet ???????? në zonat me risk të lartë si:
???? “Albano&Romina”
???? Pranë Kishës Orthodhokse
???? Në “Skelë” te dykalimshi
???? Shkolla “Halim Xhelo”
➡️ Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.
???? Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut ????️ me prezencë të ujit, na kontaktoni:
✅ FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore