Temperatura ekstreme, mbi 30°C, u regjistruan në zonat e Rrethit Arktik, me Finlandën që regjistroi tre javë radhazi me valë të nxehti dhe Norvegjinë që numëroi 13 ditë me temperatura mbi 30°C në korrik. Sipas shkencëtarëve, kjo është periudha më e gjatë e valës së të nxehtit e regjistruar që nga viti 1961.
Klimatologia Mika Radanen nga Instituti Meteorologjik Finlandez vuri në dukje se "vala e të nxehtit është ende në kulmin e saj" me temperatura që arrijnë në 32-33°C . "Edhe rajonet e Arktikut... kanë përjetuar tre javë me temperatura mbi 25°C dhe nesër ato mund të tejkalojnë rekordet e temperaturave të gushtit."
Paralajmërime nga shërbimet meteorologjike nordike
Instituti Meteorologjik Norvegjez konfirmoi se të paktën një stacion meteorologjik në tre rajonet më veriore të vendit regjistroi temperatura mbi 30°C për 12 ditë në korrik . Edhe pse pati një lehtësim të përkohshëm nga vala e të nxehtit, autoritetet paralajmëruan se pritej një rritje e re e temperaturave gjatë fundjavës.
Në Suedi , temperatura në Haparanda mbeti vazhdimisht mbi 25°C për 14 ditë, ndërsa në Jokkmokk në Lapland fenomeni zgjati për 15 ditë.
Vala e të nxehtit filloi në mesin e korrikut, e nxitur nga ujërat e ngrohta në bregdetin verior norvegjez dhe një sistem i fuqishëm me presion të lartë që i shtyu temperaturat deri në 10 gradë mbi normalen për sezonin. Në të njëjtën kohë, pjesë të Evropës Veriore u goditën nga stuhitë dhe rrufetë që shkaktuan zjarre.
Sipas Guardian, nxehtësia ekstreme i ka zënë në befasi banorët e këtyre zonave. Në fakt, sipas mediave finlandeze, një pistë akulli në veri të vendit ka hapur dyert për qytetarët që të freskohen.





Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave


Ritmi që po gjeneron miliona edhe në Shqipëri
