Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas takimit me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç, në Beograd u shpreh se janë të vendosur për bashkëpunim mes 2 vendeve, më së shumti në sektorin e mbrojtjes. Në fjalën e tij, Erdogan tha se 2 vendet duhet të ndërrmarin hapa së bashku për të ndërtuar një industri mbrojtjeje për të garantuar paqe.
“Turqia dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa së bashku, por këta hapa janë formimi i përbashkët i një industrie të mbrojtjes, për të garantuar paqe”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në Beograd.
Nga ana tjetër, Vuçiç vuri theksin te bashkëpunimi ekonomik.
“Turqia dhe Serbia kanë marrëdhënie të mia ekonomike. Ne kemi trefishuar këmbimin tregtar, në krahasim me pak vjet më parë”, ka thënë Vuçiç.
Erdogan shkoi në Serbi një ditë pas vizitës në Tiranë, ku ishte I pranishëmpër inaugurimin e xhamisë më të madhe në Ballkan, ajo e Namazgjasë.
Kjo është vizita e katërt e presidentit turk në Serbi, prej vitit 2017./Versus.al







