Vlorë- ka nisur fluksi i mbërritjes së emigrantëve që duan të kalojnë festat e fundvitit pranë familjarëve të tyre në vendlindje.
Mëngjesin e sotëm me tragetin e linjës Brindisi-Vlorë kanë mbërritur rreth 1100 pasagjerë dhe 176 automjete. Po ashtu ka shumë emigrantë të tjerë që pritet të mbërrijnë në Vlorë.
Trageti që ka bërë zbarkimin e pasagjerëve dhe të makinave, është nisur sërish në drejtim të portit të Brindisit për të imbarkuar rreth 1 mijë pasagjerë të tjerë që pritet të mbërrijnë mbrëmjen e sotme.
Një fluks i ngjashëm zbarkimesh pritet të zgjasë deri më 31 dhjetor duke rritur kështu edhe numrin e rezervimeve dhe prenotimeve në hotele të ndryshme të qytetit bregdetar. Versus.al







