Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Arrëz ku një person ka humbur jetën.
Mësohet se viktima është 40 vjeçari Shkëlzen Lleshi i cili humbi kontrollin e mjetit në vendin e luajtur “Laku i Ballcit”.
Për pasojë makina doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. 40 vjeçari mbeti i bllokuar në automjet ku edhe humbi jetën. Ndërkohë zjarrfikësit ende po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë. Versus.al







