MAGAZINË /

Krizë në lidhjen e Marinës dhe Ghetto Geasy-t? Ja postimi që ngriti dyshimet

Ajo çka ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe jo vetëm ka qenë një story në llogarinë e Instagram të këngëtarit

Shkruar nga M.H
Krizë në lidhjen e Marinës dhe Ghetto Geasy-t? Ja postimi që
Marina Vjollca dhe Ghetto Geasy

Pas lajmeve të ndarjes së Luana Vjollcës nga partneri i saj Krenar Çoçaj, duket se po përflitet për një krizë edhe në martesën e motrës së saj, Marina Vjollcës dhe Ghetto Geasy.

Ajo çka ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe jo vetëm ka qenë një story në llogarinë e Instagram të këngëtarit.

Ai ka postuar një thënie të Dritëro Agollit e cila ka futur në dilemë të madhe mijëra fansa të tyre.

“E mbajta në krahë tërë ditën, edhe zemër i dhashë “mbahu”. Të nesërmen në fshat kur arritëm, u tha të tjerëve: “Më rrahu”.

Kjo është thënia që reperi ka postuar në llogarinë e tij, por që pa kaluar shumë kohë e ka fshirë. Një  poezi kaq e bukur për mosmirënjohjen të bën menjëherë të mendosh se kush ishte shënjestruar.

Për shembull Luiz Ejlli u pendua shumë për këngën vulgare ‘Ding Ding’, në bashkëpunim me Geasy-n aq sa premtoi se do sjellë këngë me nivel në të ardhmen.

Përveç kësaj postimi ka ngritur dyshimet edhe për marrëdhënien mes çiftit.

Aq ka mjaftuar që të nisin "kontrollet" e rrjeteve sociale si të Ghettos, po ashtu dhe Marinës, e duket se këtë periudhë asnjë foto çift nuk është postuar nga të dy, madje edhe “ like” e “komentet” mungojnë.

Marina sakaq këto kohë është parë kryesisht në shoqërinë e motrës së saj, Luanës, duke kaluar pushimet në vendet bregdetare vendase dhe të huaja.

Krizë në lidhjen e Marinës dhe Ghetto Geasy-t? Ja postimi që / Versus.al

Poll