AKTUALITET /

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit

Shkruar nga Versus

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit

I është dhënë sot lamtumira e fundit Azem Krasniqit, vëllait të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Qytetarë të shumtë morën pjesë në ceremoninë e varrimit në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, ku ra në sy mungesa e ish-zyrtarit të lartë kosovar.

Për shkak të procesit gjyqësor, Dhomat e Specializuara në Hagë ia kanë pamundësuar pjesëmarrjen në varrim, shkruan “Zëri”.

Azemi, u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës.

Poll